Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur dhe dy ekspozita në Teatrin Kombëtar
Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës u hap Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.
Aty u paraqiten rreth 1000 tituj nga fusha e letërsisë, gjuhësisë, historisë, etnologjisë, estetikës, filmit dhe teatrit.
Në kuadër të këtij organzimi u hapën edhe dy ekspozita.
Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës u hap edhe ekspozita “Bëje ose vdis” kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit. Ndërsa në bashkëorganizim me Drejtorinë Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë u hap ekspozita “Vullkani i Republikës: përjetimi i demonstrative të Prishtinës të vitit 1981 në Tiranë”.
Në ceremoninë e hapjes fjalën e morën Bedri Zyberaj, kryeshef i Agjencisë Shtetërore i Arkivave të Kosovës, Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.
Ndërsa nga MKRS morën pjesë zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari i ministrit, Onur Canhas.
Panairin dhe këto dy ekspozita do të mund t’i shihni deri me datën 1 gusht.