Lajme

Hapet aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike

Qytetarët e Kosovës nga sot mund të aplikojnë për subvencionim të energjisë elektrike përmes platformës eKosova, në rubrikën Shërbimet – Grante dhe Subvencione.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, aplikimi bëhet në kuadër të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, që mbulon periudhën 2025–2026.

Lexo më shumë  Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët e SPAK/ Këlliçi: Alarm! Rama po vepron me metoda mafioze

Në njoftim thuhet se familjet që kanë aplikuar vitin e kaluar nuk kanë nevojë të riaplikojnë, pasi të dhënat e tyre janë bartur automatikisht për vitin e ardhshëm.

Megjithatë, Ministria sqaroi se në rast se ka ndryshime në të dhënat familjare, si numri i anëtarëve, vendbanimi apo njehësori elektrik, qytetarët mund t’i përditësojnë lehtësisht në të njëjtin formular, duke bërë ndryshimet përkatëse dhe më pas duke klikuar opsionin “Apliko”.

Lexo më shumë  SPAK i mbyll derën Komisionit “Xhafaj 2” (Dokumentet)

Ky program ka për qëllim të lehtësojë barrën financiare të familjeve në nevojë përmes mbështetjes në pagesën e faturave të energjisë elektrike.

YouTube player