BallinaBota

Hap i madh, presidentja e KE firmos marrëveshjen tregtare të Brexit në Bruksel

Mëngjesin e sotëm është firmosur marrëveshja tregtare post-Brexit, nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Për të quajturën zyrtarisht Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, u deshën muaj me radhë që të gjendej një konsensus mes palëve.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e KE nënshkruajnë në emër të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Gjykata e Bosnjës pezullon librin që paraqet si heronj të dënuarit për krime lufte

Më pas, marrëveshja do të “niset” për në Londër me avionin e Forcave Ajrore Mbretërore, ku do të firmoset nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.

Udhëheqësit europianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”.

Pavarësisht nga marrëveshja, ndryshimet në marrëdhënien aktuale do të hyjnë në fuqi më 1 janar.

Lexo më shumë  Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus
YouTube player