Hanna Malyar: Forcat ruse po rigrupohen, nuk janë në gjendje më të përparojnë në Ukrainë
Zëvendës ministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar është shprehur se forcat ruse po rigrupohen, por ato nuk janë në gjendje më të përparojnë askund në Ukrainë.
Sipas BBC, Hanna Malyar tha se forcat ruse po përpiqen të përforcojnë pozicionet që tashmë i mbanin dhe gjithashtu po përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen e Kievit, por sipas saj forcat ruse nuk kanë asnjë shpresë për të rrethuar kryeqytetin.
“Që nga sot, armiku po rigrupon forcat e tij, por ata nuk mund të përparojnë askund në Ukrainë”, -tha Malyar.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës (GSAFU) në një postim në Faceook tha se një numër i njësive ushtarake ruse është kthyer në Bjellorusi përmes Çernobilit për t’u rigrupuar pas humbjeve të mëdha që pësoi. Ai shtoi se njësitë mund të kthehen për të forcuar përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin Kiev.
Rruga Press