“Hambari botëror i grurit”, ministri ukrainas: Këtë vit do të kemi të korra të mbara
Kriza në Ukrainë, prej më shumë se një muaji tashmë, ka sjellë pasoja të mëdha në Europë dhe vende të tjera duke rritur dhe çmimet e miellit, pasi ky vend konsiderohet gjerësisht si “hambari botëror i grurit”.
Por një lajm i mirë vjen nga autoritetet ukrainase. Ministri i Bujqësisë, Mykola Solskyi deklaroi se pavarësisht luftës, të korrat për këtë vit pritet të jenë shumë të bollshme.
Ai shtoi se shpreson që Ukraina të nisë sa më shpejt eksportin e këtij produkti, i cili nëse vijon lufta mund të shënojë shifra rekord të rritura për të gjitha vendet.
Ministri Solskyi, gjithashtu tregoi se aktualisht situata është problematike me naftën, e cila është shumë e rëndësishme për mbledhjen e grurit.
Rruga Press