Bota

Hamasi shkrep 5000 raketa drejt Izraelit – Tel Avivi shpallë gjendjen e gatishmërisë për luftë

Udhëheqësi i krahut ushtarak të Hamasit thotë se grupi ka nisur një operacion të ri kundër Izraelit.

Një person u vra dhe të paktën tre u plagosën kur një breshëri raketash u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit të shtunën në mëngjes. Gruaja e ndjerë ishte rreth 70 vjeç dhe jetonte në Kfar Aviv.

Në një deklaratë të rrallë publike, Mohammed Deif tha se pesë mijë raketa ishin shkrepur gjatë orëve të para të ditës sotme drejt shtetit izraelit për të filluar “Operacionin Al-Aksa Storm”.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Izraeli gjithashtu raportoi se raketat kanë ardhur nga Gaza, raporton aljazeera.

“Ne kemi vendosur të themi mjaft është mjaft”, tha Deif ndërsa u kërkoi të gjithë palestinezëve të përballen me Izraelin.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se ka nisur një operacion që synon objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës. Gjithashtu ushtria thotë se ka shpallur “gjendjen e gatishmërisë për luftë”.

“Në orën e fundit, filloi një gjuajtje masive e raketave në territorin izraelit nga Gaza dhe terroristët depërtuan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme”, shkruan në një deklaratë të publikuar në platformën e mediave sociale të ushtrisë izraelite X.

Gaza është një nga vendet më të dendura në botë, një enklavë e izoluar bregdetare me pothuajse dy milionë banorë në 225 kilometra/katror, shkruan cnn.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

I qeverisur nga Hamasi, territori është kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës shkaku i bllokimeve që i ka vendosur Izraeli që daton që nga viti 2007.

Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lirinë e lëvizjes civile dhe kontrollon importimin e mallrave bazë në brezin e ngushtë bregdetar.

Rruga Press

YouTube player