Hamasi publikon videon e dorëzimit të pengjeve
Njëzet e katër persona të mbajtur peng për gati shtatë javë në Rripin e Gazës u liruan të premten si pjesë e një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit .
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, grupi përfshin 10 shtetas tajlandez, 13 izraelitë dhe një filipinas. Ata janë tani në Izrael.
Përveç kësaj, 39 gra dhe adoleshente palestineze u liruan nga burgjet izraelite dhe ishin rrugës për në Bregun Perëndimor.
Gjithsej 50 pengje mund të lirohen gjatë armëpushimit katërditor, ndërsa të burgosurit palestinezë gjithashtu pritet të lirohen.
Izraeli po shqyrton listën e pengjeve që do të lirohet sot
Mossad dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit morën listën e dytë të pengjeve izraelitë që do të lirohen sot si pjesë e kornizës së rënë dakord me Hamasin, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.
Zyrtarët e sigurisë po shqyrtojnë listën me emra, ku përfshihen edhe fëmijë. Koordinatori i pengjeve në Izrael, Gal Hirsch, ua dha informacionin familjeve të pengjeve. Lista nuk do të publikohet derisa pengjet të jenë të sigurt në duart e Izraelit.
Hamasi publikoi një video që tregonte shumë nga 24 pengjet e liruara duke iu dorëzuar zyrtarëve të Kryqit të Kuq brenda Gazës të premten.
BREAKING: HAMAS MEMBER CARRIES AN ELDERLY ISRAELI HOSTAGE
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) November 24, 2023
Treating her extremely well pic.twitter.com/8QzrJMsHLh
Videoja, e cila përbëhet nga një seri klipesh të montuara dhe zgjat pak më pak se dy minuta, u publikua në platformat e mediave sociale të Brigadave Al Qassam, krahut ushtarak të Hamasit.
BUKTI Kemurahan Hati Brigade Al-Qassam: Bebaskan 24 Sandera Sambil Digendong & Dipapah Turun Mobil. Selengkpanya>> https://t.co/T0Oy7KI7vS#alqassam #gaza #palestina #hamas #brigade #sandera #perang #beritaterkini pic.twitter.com/GmhM7pvI1h
— Tribun Video (@video_tribun) November 25, 2023
Rruga Press