Bota

Hamasi i armatosur me kallashnikov jugosllav?

Anëtari i Hamasit, i cili u dorëzoi dy shtetas izraelitë punëtorëve të Kryqit të Kuq të martën, ka shumë të ngjarë të jetë i armatosur me versionin jugosllav të kallashnikovit, M70.

Përveç Jugosllavisë, gjatë shekullit të kaluar, Kina, Rumania, Hungaria dhe për një kohë të shkurtër Danimarka prodhuan versionet e tyre të kallashnikovëve. Kallashnikovi jugosllav me markën M70 dallohej nga të tjerët për nga forma. Pjesa e sipërme është e prerë në mënyrë të pjerrët e tytës së pushkës, ka tre vrima për ftohjen e tytës dhe pjesa mbrapa është e palosshme, shkruan “Jutarnji”.

Sipas fotos, pushka e mbajtur nga anëtari i Hamasit përputhet vizualisht me karakteristikat e M70 – ajo ka pjesën e palosshme, tre vrima për ftohjen e tytës dhe është e veshur me dru me ngjyrë të çelur. Në foto nuk duket shumë mirë pamja dhe fundi i armës. Ajo që është pak konfuze është gjatësia e armës, e cila në foto duket shumë më e gjatë se M70. Por mund të jetë iluzion optik dhe nga këndi që të jep përshtypjen se tyta është më e gjatë se sa është në të vërtetë.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Kallashnikovi M70 në Kragujevc është prodhuar në disa versione dhe është arma e preferuar e terroristëve në mbarë botën. Dy M70-a u përdorën nga terroristët në sulmin e Parisit të vitit 2015. Më pas, Milojko Brzakoviq, drejtor i fabrikës “Zastava Orzhe” nga Kragujevaci, konfirmoi se dy armët e gjetura në Paris ishin prodhuar në Kragujevc gjatë ish-Jugosllavisë.

Gjatë hetimeve të atij akti terrorist, u konstatua se terroristët i kishin blerë pushkët nga një shtetas arab në Gjermani. Kallashnikovi M70 është përdorur edhe nga një anëtar i Shtetit Islamik në vitin 2020 gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, gjatë të cilit ai vrau katër persona dhe plagosi 20 civilë.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

M70-a ishte produkt i madh eksportues i Jugosllavisë dhe njihej si versioni më i mirë i kallashnikovit origjinal. Mijëra M70 u prodhuan për Irakun, Libinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Rruga Press

YouTube player