Uncategorized

Hakohet llogaria e ministrit Rashiq: Duan të më detyrojnë të tërhiqem nga gara

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se është duke u përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike, teksa gjatë ditës së sotme i është hakuar edhe profili personal në Facebook.

Në një prononcim për mediat në Kosovë, Rashiq ka thënë se po hapen edhe llogari false me emrin e tij.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

“Sulmet kanë nisur tash e tri ditë dhe i kam lajmëruar edhe në polici”, ka deklaruar Rashiq për KOHËN.

Ai theksoi se këto përpjekje kanë për qëllim ta detyrojnë të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e nesërme parlamentare në Kosovë, por nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Sipas informacioneve të marra nga institucionet, Rashiqi ka thënë se një prej adresave nga ku po vijnë këto sulme është lokalizuar në Rashkë. Ministri pret që këto sulme të vazhdojnë edhe nesër gjatë ditës së zgjedhjeve.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Ditë më parë, ai pati njoftuar se është hakuar edhe faqja zyrtare e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Facebook.

YouTube player