Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Hakerët rusë të lidhur me shtetin kanë vënë në cak llogaritë e WhatsAppit të ministrave qeveritarë dhe zyrtarëve në tërë botën, me email-a që i ftojnë t’u bashkohen grupeve në aplikacionin e mesazheve.

Taktika me WhatsAppin shënon një qasje të re nga hakerët të quajtur “Star Blizzard”. Qendra për Sigurinë Kibernetike Kombëtare e Britanisë e ka lidhur “Star Blizzardin” me agjencinë e spiunazhit të Rusisë, FSB, dhe e ka akuzuar për “minim të besimit në politikat në Britani dhe shtete të ngjashme”, raportoi Guardian. 

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev

Viktimat thuhet se kanë pranuar një email nga një haker që është shfaqur si zyrtar i Qeverisë amerikane, duke i kërkuar të klikojë në një kod që i dha atij më pas qasje në llogarinë e WhatsAppit.

Nuk dihet nëse janë vjedhur të dhëna nga llogaritë.

Rruga Press

YouTube player