KryesoreLajme

Hajrulla Çeku: Fshatrat e Prishtinës do të kenë investime të reja për mirëqenie dhe infrastrukturë

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka prezantuar planin e tij për zhvillimin e fshatrave të kryeqytetit, pas një vizite që zhvilloi së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës në zonën e Llapit.

Ai tha se dëgjoi nga afër kërkesat e banorëve të fshatrave dhe se ato do të përkthehen në projekte konkrete dhe investime që synojnë përmirësimin e mirëqenies.

Lexo më shumë  Ballkani: Duhet të ndalojmë së fshehuri kokën në rërë

Në fshatin Besi, Çeku u zotua për përfundimin dhe zgjerimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve, park rekreativ-sportiv dhe qendër multifunksionale për komunitetin.
Prugoc, prioritet mbetet rehabilitimi i shtratit të lumit Llap, ndërtimi i çerdhes dhe përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
Barilevë, programi përfshin ndërtimin e çerdhes, rinovimin e stadiumit të futbollit, shtrirjen e ujësjellësit dhe mbrojtjen e varrezave.
Për Rimanishtën, ai premtoi asfaltim rrugësh, kanalizim dhe lidhje me rrjetin e ujësjellësit.
Ndërkohë në Vranidoll, Çeku paralajmëroi ndërtimin e një çerdheje të përbashkët me fshatrat përreth, hapësira loje për fëmijët dhe masa për mbrojtjen e tokave bujqësore nga vërshimet.
Teneshdoll, plani përfshin përfundimin e rrugicave, trajtimin e kanalizimit dhe ndërtimin e një çerdheje të përbashkët.

Lexo më shumë  Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

“Lagje për lagje e fshat për fshat, kërkesat dhe nevojat e banorëve do të bëhen buxhet për komunën”, u shpreh kandidati Çeku.

YouTube player