Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës “Autizmi”, e themeluar në vitin 2011 nga familjarë të fëmijëve me autizëm. Gjatë vizitës, ai u takua me bashkëthemeluesen Hatixhe Hoxha dhe anëtarë të tjerë të shoqatës.

Çeku theksoi se fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre përballen me sfida të mëdha, si mungesa e logopedëve, pritjet e gjata për shërbime dhe kosto të larta që shpesh tejkalojnë mundësitë financiare të familjeve.

Lexo më shumë  Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke

Ai vlerësoi rolin e shoqatave që kanë kontribuar në avancimin e të drejtave të fëmijëve me autizëm, por shtoi se përkrahja institucionale mbetet e domosdoshme.

“Në vizionin Prishtina 2035 kemi përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për komunitetet më të ndjeshme të shoqërisë. Me planin tonë, Prishtina do të jetë qytet i barazisë qytetare dhe solidaritetit shoqëror”, deklaroi Çeku.

YouTube player