KryesoreLajme

Hajdari: Me nënshkrimin e Marrëveshjes të Lirë për Mallra, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari ka thënë se ndjehet mirënjohëse për nënshkrimin e marrëveshjes së Lirë për Mallra në Davos të Zvicrës.

Ministrja Hajdari, tha se më ktë marrëveshje ka filluar një epokë e re për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit mes Kosovës dhe katër shteteve anëtare të EFTA-së.

Lexo më shumë  Konjufca viziton fabrikën e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Gjilan: Qeveria jonë vazhdon të mbështes prodhuesit vendorë

“Mirënjohëse për bashkëpunimin e mirë me një qasje konstruktive dhe simetrike, me ministrat homolog për çështjet e tregtisë të shteteve anëtare të EFTA-së, me të cilët filluam dhe përfunduam procesin 2 vjeçar të negociatave për Marrëveshjen e Lirë për Mallra dhe Shërbime me Norvegjinë, Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën.

Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje të Lirë për Mallra, dje në Davos të Zvicrës, filluam një epokë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e partneritetit në mes Republikës së Kosovës dhe katër steteve anëtare të EFTA-së.”, ka shkruar ministrja Hajdari në një postim në facebook.

Lexo më shumë  Konjufca: Me qeverinë Kurti, do të punojmë që të këtë rënie 100% të rasteve të dhunës ndaj grave
YouTube player