Lajme

Hajdari: Kosova nuk është e përfaqësuar siç duhet në CEFTA, kemi marr masa anti-dumping për produktet e Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova nuk është duke u përfaqësuar ashtu siç duhet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

Hajdari duke folur në Komisionin për Ekonomi me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, tha se janë marr disa masa anti-dumping karshi produkteve serbe që importohen në Kosovë.

“Nga marrja e mandatit, e kam gjetur Kosovën në një situatë jo të barabartë që duhet përfituar nga CEFTA. Instrumenti CEFTA nuk i ka adresuar barrierat e Kosovës me Serbinë. Kosova nuk është e përfaqësuar ashtu siç duhet aty. Si është mundur që asnjëherë Kosova nuk ka dërguar letër në Sekretariatit për ta larguar termin UNMIK? Tash kemi dërguar letër [21 shtator] ku e kemi kërkuar këtë, jemi duke pritur mbledhjen e Sekretariatit për ta marr një përgjigje. Serbia është e njëjtë karshi Kosovës, kurse ne dëshirojmë që të jemi të barabartë. Nëse nuk jemi të barabartë, atëherë nuk mund t’i shtyjmë proceset”, tha Hajdari, shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Ajo është shprehur se në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) është duke ndërhyrë CEFTA.

“Kemi problemin rajonal me RCC, ku është problem njohja e diplomave. Edhe aty është CEFTA prezent. Kjo është një keqardhje se si CEFTA ka depërtuar aty. Sa kemi ne llogari të marrim në Sekretariatin e CEFTA-së, kur nuk ecin vendimet? Ne vazhdojmë zbatimin e ligjeve që janë të bazuara në procesin e reciprocitetin”, është shprehur ajo.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Hajdari ka përmendur disa nga masat që janë marr kundrejt produkteve të Serbisë që vijnë në Kosovë.

“Kemi marr disa vendime anti-dumping. Masa e parë është për importin e miellit, ndjekur nga ajo e importimit të bllokave të kuq, ajo e importimit të drurit, ushqimit të koncentruar për kafshë dhe nisja e hetimit të importit të produkteve konditorike nga Serbia. Serbia çdoherë kërkon pajisjen e eksportuesve tonë me certifikatën fitosanitare të tyre. Kjo është një diskriminim”, ka përfunduar ajo. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *