Bota

Habia/ Sallatë ruse në samitin e liderëve të NATO-s në Madrid

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë të NATO-s, në periferi të Madridit të martën, zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u çuditën teksa panë “sallatën ruse ” në krye të menusë së restorantit brenda kompleksit ku zhvillohet takimi.

Përzierja e bizeleve, patateve, karotave dhe majonezës është një element kryesor në menutë e restoranteve spanjolle, por përpara një samiti në të cilin Rusia pritet të etiketohet si një kërcënim sigurie në konceptin e ri strategjik të aleancës, pas pushtimin e Ukrainës, pjata shkaktoi jo pak batuta.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Sallata ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës,” tha gazetari Iñaki López për median spanjolle “La Sexta”.

Megjithatë, përmbajtja e lartë e karbohidrateve të kësaj pjate duket se e kapërcen emrin e saj të dyshimtë dhe thuhet se u shit plotësisht brenda disa orësh.

Më shumë mendim diplomatik u aplikua në menunë e shërbyer për ministrat e të mbrojtjes dhe atyre të jashtëm në një banket në Pallatin “Barok Santa Cruz” në Madrid të martën në mbrëmje.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Jose Andres, kuzhinieri spanjoll pjesëmarrës edhe në serialin e Netflix, “Tabela e kuzhinierit”, i cili koordinoi vaktin, shërbeu pjatën klasike, por shtoi “feta domateje” dhe e ripagëzoi atë “sallatë ukrainase” siç ka bërë në restorantet e tij në të gjithë Spanjën, citon Reuters.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *