Sport

Haaland: Jam i lumtur me këtë skuadër

Erling Haaland ishte protagonisti kryesor në fitoren e mbrëmshme të Dortmund ndaj Wehen

Skuadra e Dortmund arriti fitore me rezultat solid 3-0. Haaland ishte ai që i dhuroi fitoren Dortmundit duke i shënuar që të tre golat.

Pas ndeshjes Haaland u prononcua për mediat. Ai tha se është i lumtur që është pjesë e një skuadre si Dortmund.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi. Jam krenar që jam pjesë e Borussia Dortmund ”, tha sulmuesi norvegjez.

Kohë më parë u raportua se Haaland mund t’a lërë skuadrën gjermane pas interesimit të madh të Chelseat, por duket se Haaland është i lumtur te Dortmund, kurse Chelsea është afër nënshkrimit me Romelu Lukakun.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *