Bota

Guvernatori ushtarak: Bombardimet vazhdojnë në Kharkiv

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, tha të shtunën se forcat ruse kanë vazhduar bombardimet në Kharkiv.

“Gjatë ditës së kaluar, pushtuesit kanë shkaktuar rreth 50 goditje nga artileria, mortajat, tanket dhe MLRS (raketëhedhës të shumëfishtë). Infrastruktura e rretheve të Saltivka, Kholodna Hora, Oleksiyivka, XTZ (rrethi i uzinës së traktorëve Kharkiv) janë prekur,”– tha ai në një deklaratë në Telegram

Lexo më shumë  Sa njerëz kanë humbur jetën deri më tani në luftën Pakistan-Afganistan?

Sipas CNN, ditët e fundit zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për një ofensivë të mundshme të madhe ruse në lindje të vendit, duke përshkruar një përpjekje të forcave ruse për të avancuar nga Izium në jugor të Kharkivit drejt rajonit të Donbas. Zyrtarët rajonalë kanë kërkuar gjithashtu evakuimin e civilëve nga Ukraina lindore, përpara asaj që ata thonë se mund të jenë luftime të ashpra në Donbas. 

Lexo më shumë  Rusia humb një fabrikë kimike strategjike pas sulmit të ukrainasve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *