Bota

Guvernatori i emëruar nga Putini: Khersoni do të bëhet pjesë e Rusisë

Guvernatori i i Khersonit të pushtuar i vendosur nga Rusia në Ukrainën jugore ka thënë se rajoni së shpejti do të integrohet plotësisht në Rusi.

Volodymyr Saldo, i cili u instalua nga forcat ruse pasi morën kontrollin e zonës në fillim të marsit, shkroi në Telegram se do të bëhej “rajoni Kherson i Federatës Ruse”.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Zëvendësi i tij, Kirill Stremousov, shkroi se banorët do të mund të aplikojnë për nënshtetësinë ruse në javët e ardhshme kur situata të stabilizohet.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar vazhdimisht se Moska po planifikon një referendum të rremë pavarësie në rajon dhe gjetkë.

Megjithatë, zyrtarët rusë nuk kanë konfirmuar se aneksimi i rajoneve të pushtuara të Ukrainës jugore është i pashmangshëm dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në fillim të këtij muaji se e ardhmja e rajonit varej nga vullneti i banorëve.

Lexo më shumë  Sekretarja e Jashtme britanike: Irani nuk mund të mbajë peng ekonominë globale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *