Guvernatori i Donetskut: Ushtria ukrainase është përforcuar masivisht
Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut të Ukrainës ka folur për luftime të ashpra atje duke thënë se betejat po vazhdojnë gjithë ditën, çdo ditë.
Duke folur për programin Today të BBC Radio 4, Pavlo Kyrylenko tha se armiqësitë ishin veçanërisht intensive në vijën e demarkacionit, duke ndarë territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase nga territori i pushtuar nga forcat ruse ose ato aleate me to, shkruan BBC.
Ai tha se forcat ukrainase në rajon ishin “përforcuar masivisht” me ndihmën e pajisjeve ushtarake të dërguara nga vendet perëndimore.
Dhe se çdo ndihmë ishte shumë e rëndësishme për momentin.
Rruga Press