Bota

Guterres: Kufizimi i ngrohjes globale është mbështetje për “jetën në tokë”

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius është “mbështetja e jetës në tokë”.

Ai tha se samiti për klimën i OKB-së që po mbahet në Glasgou të Skocisë ndoshta nuk do të rezultojë me premtimet e qeverive që të bëjnë uljen e mjaftueshme të emetimeve të gazrave serrë.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Para përfundimit të samitit më 12 nëntor, është rritur presioni ndaj qeverive për të arritur një marrëveshje kuptimplote për klimën.

Por, shefi i OKB-së tha gjithashtu se deri në momentin e fundit “ekziston shpresa”.

Shkencëtarët thonë se kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5C do të ndihmojë njerëzimin të shmangë ndikimet më të këqija klimatike.

Në Paris në vitin 2015, liderët botërorë u zotuan të parandalojnë ngrohjen globale në botë në 1.5 gradë Celsius përmes reduktimeve të emetimeve të gazrave serrë.

Lexo më shumë  Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllin rafinerinë më të madhe pas sulmit iranian

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi se premtimet për të reduktuar emetimet janë të pakuptimta derisa vendet vazhdojnë të investojnë në lëndët djegëse fosile.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *