Lajme

Gurët rrezikojnë jetën e udhëtarëve në Rrugën e Kombit

Prej disa vitesh përdoruesit e “Rrugës së Kombit” duhet të paguajnë një tarifë prej 5 eurosh për çdo kalim në të, para të cilat thuhet se shkojnë për mirëmbajtjen e saj, e cila në thelb përkthehet në më shumë siguri për shoferët dhe pasagjerët e makinave.

Por, edhe pse bëhet fjalë për një tarifë tepër të lartë krahasuar me gjatësinë e rrugës si edhe nivelin e jetëses në vend, siguria është gjëja e fundit për të cilën mund të flasim për këdo që kalon aty.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rastet e aksidenteve fatale për shkak të problemeve të sigurisë në rrugë nuk mungojnë, ndërsa çdo ditë shoferët rrezikojnë jetën e tyre duke çarë gomat apo dëmtuar makinën për shkak të gurëve që bien nga lartësitë në rrugë.

Një qytetar denoncoi, ku shprehet se iu ça goma duke ecur në Rrugën e Kombit për shkak të gurëve që kishin rënë në të. Për fat të mirë ai ka mundur të ruajë kontrollin e makinës, ndërsa pasi u ndje shumë më fat, iu desh të ndalonte në anë të rrugës për të ndërruar gomën.

Krahas gurëve, shpesh gomat e makinave çahen edhe në momentin e kalimit në ura për shkak të kanalave të thella që hasen aty.

Kur mirëmbajtja e “Rrugës së Kombit” u dha me koncension, u tha se tashmë s’do të kishim më probleme si më parë, megjithatë duket se deri më tani e vetmja që që ka ndryshuar për përdoruesit e këtij aksi është një 10 eurosh plus për vajtje/ ardhje, gjithçka tjetër është njëlloj, në mos edhe më keq.

Rruga PRess

YouTube player