Lajme

Gurë e shishe alkooli, përleshje masive mes shqiptarëve dhe grekëve

Një përleshje e ashpër mes dhjetëra grekëve dhe shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në perëndim të Selanikut.

Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 22:00 në Parkun Peristeria.

Sipas dëshmitarëve okularë, shkak ka qenë fakti se të miturit e dy familjeve janë grindur me njëri-tjetrin.

Lexo më shumë  300 banesa banesa të përmbytura në Durrës, flasin banorët: Është hera e tretë, Bashkia duhet të ndërhyjë! Është dëmtuar çdo gjë që ka kapur uji
YouTube player

Më pas gratë e dy familjeve filluan të rriheshin, ndërsa episodi u shndërrua shpejt në një sherr të ashpër ku u përfshinë më shumë se 20 persona.

Të njëjtat informacione thonë se fillimisht ka shpërthyer një sherr mes të miturve dhe më pas janë përfshirë prindërit.

Në episodin e egër që zgjati rreth një orë, ata përdorën gurë, shishe alkooli dhe sende të tjera.

Lexo më shumë  Murati: Kosova do të bëhet me valutë digjitale

Banorët e lagjes të frikësuar kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona dhe deri më tani policia ka arrestuar katër persona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *