Guerot: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se është koha që autoritet e Kosovës të veprojnë sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Guerot ka thënë se marrëveshje e arritur në vitin e kaur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme dhe ka potenciale të mëdha për Kosovën.
I pyetur për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, ai ka thënë marrëveshja ndërmjet dy shteteve sipas planit franko-gjerman është e obligueshme dhe njohja “në një farë mënyrë është e detyrim”
“Ka diskutime mbrapa deklaratave publike. Këtë të martë kishte diskutime mes dy kryenegociatorëve. Nuk po them që ka diplomaci të fshehur, por ne po flasim, dhe ne mendoj, ndërmjetësit e BE-së, dhe negociatorët e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës po zhvillojnë takime. Marrëveshja e shkurtit ishte propozuar pas iniciativës së Francës dhe Gjermanisë, në shtator të vitit 2022, dhe ishte përkrahur me përfshirjen e madhe të BE-së. Ne mendojmë që së pari kjo marrëveshje është obliguese, së dyti në një mënyrë është detyrim për këtë, dhe në BE po diskutojmë si kjo mund të reflektojë në relacionet me Serbinë. Njëkohësisht ne e shohim edhe si detyrim të Kosovës ndaj neve”, ka thënë Guerot.
Ai ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovë për zbatimin e vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit. Ndërsa ka thënë se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës.
“Mendoj që Kosova si vend me përkushtim evropian sigurisht duhet, dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Ekziston një proces për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Së pari, vendet anëtare duhet të vendosin për këtë. Hapi i parë është marr disa muaj më parë, kur vendet anëtare vendosën që parlamenti të shqyrtojë këtë. Ishte një lidhje mes dialogut dhe normalizimit, derisa anëtarët e parlamentit diskutonin për këtë. Tani asambleja e parlamentit mund të kërkojë të diskutojë rreth aplikimit të Kosovës.Në këtë proces kanë ndodhur gjëra shumë pozitive, mendoj në vendimin që më në fund u implemtuan, pra vendimi i gjykatës për Manastirin e Deçanit. Është diçka që kemi kërkuar për shumë vite, dhe implementimi përfundimtar është shumë pozitiv”, ka thënë ambasadori francez.
Guerot e ka vlerësuar si pozitive edhe vendimin për votim më 21 prill për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe e që udhëhiqen nga kryetar shqiptarë.
“Një gjë pozitive që gjithashtu dua ta përmend është edhe thirrja për largimin e kryetarëve të komunave në veri ka filluar. Tash kemi datën 21 prill për largimin e kryetarëve. Do të doja të veçoja të gjitha forcat politike që e bën të mundur këtë, sepse ofron një zgjidhje politike ndaj kësaj situate. Tashmë kemi kryetarë të zgjedhur me 3%, të cilët janë sfiduar nga më shumë se 20% e votuesve, që vë në pikëpyetje pozitën e tyre, dhe nëse nuk dorëhiqen përpara, votimi do të jetë i rëndësishëm. Në anën tjetër ka gjëra që nuk lëvizin, që janë ngujuar”, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë.
Rruga Press