Sport

Guardiola i del në krah UEFA-s që vendosi për ri-caktimin e shortit në fazën e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola ka thënë se UEFA veproi drejt kur vendosi që ta përsërit shortin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

UEFA bëri të ditur se për shkak të gabimeve teknike ka marrë vendim për ta anuluar shortin që e tërhoqi në mesditë.

“Mendoj se është korrekte nga ana e UEFA-s që e përsëriti shortin. Ishte një gabim, të cilin po e korrigjon dhe këto janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Guardiola.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

“Nëse ka ndonjë gabim, atëherë gjërat duhet të përsëriten në mënyrë që mos të ketë hapësirë për dyshime”.

Shtëpia e futbollit evropian e ri-hedhi shortin për fazën e eliminimit direkt, për të mos lënë vend për akuza se shorti ishte i trukuar apo diçka të3 nivelit të tillë.

Në 16 skuadrat e fundit, shorti ka përcaktuar se Manchester City do të përballet me Sportingun.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *