Bota

Gruaja e Zelenskyt publikon pamje prekëse të luftës: Po luftojmë edhe për paqen në vendet tuaja

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelensky, ka publikuar pamje prekëse nga lufta në Ukrainë, raporton Express.

Në videon që ka shpërndarë gruaja e presidentit të Ukrainës, shihen gratë me fëmijët teksa strehohen nëpër bodrume, gra duke përgatitur koktej molotovi e në një sekuencë të shkurtër edhe bashkëshorti i saj, i cili kishte publikuar një video nga qendra e Kievit.

Ajo ka thënë se s’do të dorëzohen, derisa iu ka drejtuar botës, duke thënë se ukrainasit janë duke luftuar edhe për paqen nëpër shtetet e tjera.

Lexo më shumë  Trump: Ikim nga Irani pas 2 javësh, ata nuk do kenë armë bërthamore, qëllimi u arrit

Kjo është një video për ta parë bota – ne jemi në luftë. Për shkak të sulmit të Putinit, ukrainasit duhet t’i marrin fëmijët e tyre nëpwr bodrume çdo natë dhe të luftojnë armikun nën muret e shtëpive të tyre. Ukraina është një vend paqësor. Ne jemi kundër luftës dhe nuk kemi sulmuar të parët. Por ne nuk do të dorëzohemi. E gjithë bota, shikoni: ne po luftojmë për paqen edhe në vendet tuaja”, ka shkruar bashkëshortja e Zelenskyt, Olena.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *