KryesoreLajme

Gruaja e Radoiçiqit po intervistohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës është duke intervistuar gruan e organizatorit të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar të enjten se gruaja e Radoiçiqit po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.

Ajo po intervistohet në stacionin policor në veri.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Policia e Kosovës kishte bastisur dhe sekuestruar pronat e Radoiçiqit në veri disa ditë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.

Radoiçiqi kishte pranuar se ka organizuar sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ishte ndaluar në Serbi, por menjëherë u la i lirë. Është në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i. 

YouTube player