Bota

Gruaja e martuar në Indonezi fshikullohet me 100 goditje pasi kreu marrëdhënie intime me një burrë tjetër

Një grua e martuar u fshikullua 100 herë pasi pranoi tradhtinë bashkëshortore në Indonezi, derisa partneri i saj, i cili ishte po ashtu i martuar, mori vetëm 15 goditje me kamxhik.

Sipas medieve të huaja, ndëshkimi i gruas në provincën konservatore Aceh të enjten u ndërpre për një kohë të shkurtër pasi ajo nuk mund ta duronte dhimbjen, sipas një gazetari të AFP-s.

Rajoni Aceh në Indonezinë Perëndimore është i njohur si një zonë konservatore dhe e vetmja pjesë e vendit ku përdoret Ligji i Sheriatit.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ivan Najjar Alavi, kreu i divizionit të hetimit të përgjithshëm në zyrën e prokurorit të Acehut Lindor, tha se gjykata dha një dënim më të rëndë për gruan e martuar pasi ajo rrëfeu para hetuesve se kishte kryer marrëdhënie seksuale jashtë martesës së saj.

Gjykatësit e patën të vështirë të dënonin njeriun, i cili në atë kohë ishte kreu i agjencisë së peshkimit në Acehun Lindor dhe gjithashtu i martuar, pasi mohoi të gjitha keqbërjet, shtoi Alavi.

“Gjatë gjyqit, ai nuk pranoi asgjë, duke mohuar të gjitha akuzat. Kështu, (gjykatësit) nuk janë në gjendje ta dëshmojnë nëse ai është fajtor”, tha Alavi.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Si një dënim alternativ, gjykatësit e shpallën burrin e martuar fajtor për ‘shfaqjen e dashurisë ndaj partnereje femër që nuk është gruaja e tij’, pasi çifti u kap nga vendasit në një plantacion vaji palme në vitin 2018.

Ai fillimisht u dënua me 30 goditje me kamxhik, por apeli i tij i suksesshëm në Gjykatën Supreme të Sheriatit në Aceh i uli dënimin në 15.

Rruga Press

YouTube player