Groenlanda bllokon eksplorimin e burimeve të naftës, “boll, po shkatërrojmë mjedisin”
Ishulli më i madh i botës, Groenlanda, ka vendosur që ka ardhur ora të respektojë ambientin. Me një vendim historik dhe jo pa pasoja, qeveria e re e ishullit, që ende varët zyrtarisht nga Danimarka, ka vendosur të pezullojë të gjithë aktivitetin e eksplorimit të naftës në territorin e saj si dhe në ujërat territoriale.
Një hapësirë vërtet domethënëse, nga momenti që Groenlandia ka një sipërfaqe prej 2.66 milion kilometra katrorë, më shumë se Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Ballkani Perëndimor dhe pikërisht Danimarka të bashkuara.
Vendi arktik, varet tashmë ligjërisht nga Kopenhagën vetëm për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, por edhe ekonomikisht nga rreth 500 milionë eurot që merr çdo vit nga Danimarka.
Zbulimi i naftës dhe gazit natyror mund t’ i mundësojë ishullit edhe pavarësinë plotë ekonomike, nga momenti që llogaritet që nën akujt e tij mund të fshihen rreth 17miliardë fuçi naftë, dhe një sasi gazi natyror rreth 4 trilionë metër kube.
Ngrohja globale po shkrin akullin në territoret afër brigjeve, duke mundësuar shfrytëzimin e këtij thesari që mund të ndryshonte jetën e rreth 60 mijë banorëve, por edhe peizazhin e një toke pothuajse e të virgjër.
Partia Init Ataqatigiit që fitoi zgjedhjet në prill, ka vendosur të bllokojë këtë rrjedhë duke filluar fillimisht me minierat e uraniumit, dhe tashmë me eksplorimin e naftës. “E ardhmja nuk do të mbahet mbi naftën. E ardhmja vjen nga energjia e rinovueshme, aty do kemi mundësi të fitojmë më shumë”, deklaroi qeveria e ishullit arktik./a2/