Gripi i shpendëve, konfirmohet edhe në dy vatra të reja
Gripi i shpendëve është konfirmuar në dy vatra të reja në vendin tonë. Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, ndërsa vatrat e reja janë Divjaka dhe Devolli.
Gjeci u shpreh po ashtu se monitorimi vijon në të gjithë vendin.
DEKLARATA E PLOTË
Në lidhje me situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, vazhdon procesi i eliminimit dhe asgjësimit të kafshëve të ngordhura në përputhje me protokollin përkatës duke respektuar rregullat e mirëqenies në maksimumin e mundësive reale logjistike.
Në zonat e karantinuara janë të pranishëm veterinërët zyrtarë në monitorim periodik të stuatës.
Aktualisht kemi konfirmimin e një vatre të re në qarkun Fier, bashkinë Divjakë, dhe një në Devoll .
Me identifikimin e vatrave të reja, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi po shtohen masat për mbjajten nën kontroll të situatës.
Ndërkohë
- po respektohen procedurat e shuarjes së vatrave
- po kryhet tamponimi i zonave sipas niveleve të rrezes
- po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonave
AKVMB ka vazhduar monitormin e situatës në të gjithë vendin. Po ashtu AKU ka kryer kontrolle në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë gjetur shkelje.
Policia e Shtetit, prefektët dhe kryetarët e bashkive të të gjithë territorin e Shqipërisë janë në bashkëpunim të ngushtë për të ndaluar çdo tentative të shkeljes së ligjit
Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licensuar dhe se produktet janë të kontrolluara.
Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit.
Në faqet web të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë mund të gjeni informacionin e nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët.
Rruga Press