Lajme

Greva në burgun e Peqinit!Të dënuarit:E njëjta gjellë, patate dhe fasule,vetëvrasëse

Rreth 200 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyrë në një grevë urie dhe kanë refuzuar ajrimin, pasi sipas tyre po trajtohen në kushte jo njerëzore.

Ata i kanë dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ku shkruajnë se po përjetojnë një vuajtje të rëndë psikologjike, pasi nuk lejohen të takojnë as të afërmit. Çdo ditë të vitit, sipas tyre, u serviret i njëjti ushqim dhe kjo i ka ulur imunitetin dhe gjendjen shëndetësore:

Lexo më shumë  ‘Na subvencionojnë 7 herë më pak se rajoni’/ Blegtorët dhe fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

“Ofrimi i të njëjtës gjellë, patate në drekë për 365 ditë të vitit dhe fasule në darkë për 365 ditë të vitit, është vetëvrasëse. Po ashtu edhe uji gëlqeror gëlqeror që pimë nga rubineti ka shkaktuar e po shkakton dëme të mëdha”.

Problem tjetër për ta është mungesa e aktiviteteve:

“Ata qëllimisht lihen në kofar, për të treguar se aty do ta kalojmë jetën, duke parë TV dhe pa i ofruar asgjë, pasi punësimi si mjeti më i fuqishëm për riintegrimin dhe riedukimin mungon. Kurset për gjuhë të huaja mungojnë, kurset për kompjuter, elektriçist, hidraulik, xhenerik, saldator etj., mungojnë. Bibliotekat që ishin në klasat e sektorëve u shkatërruan dhe jo pa qëllim. Shkollimi mungon, çdo lloj aktiviteti mungon, përveçse një herë në 2 javë loja e futbollit, dhe një herë në javë mësimi i fesë”.

Rruga Press

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *