Greqia bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 60 vjeç
Greqia ka shpallur masa të reja për të luftuar pandeminë e koronavirusit, në një kohë kur infektimet e reja janë shtuar ndjeshëm si dhe shtrimet në spital. Në një deklaratë për shtyp, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh se vaksinimi kundër koronavirusit do të bëhet i detyrueshëm për personat mbi 60 vjeç dhe i kërkoi nga kjo grupmoshë që të marrin dozën e parë brenda datës 16 janar.“Grekët mbi moshën 60-vjeçare duhet që patjetër të bëjnë terminet për dozën e parë deri më 16 janar.
Tani e tutje, vaksinimi i tyre është i detyrueshëm”, tha kryeministri.
Rruga Press