KryesoreLajme

Grenellin nuk po e gjejmë, por as postimet e tij kundër Kurtit

Po bëhet ca kohë që Grenelli nuk ndjehet për çfarë ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar tek fushata e Trump.

Grenellin nuk po e gjejmë dot në Ballkan, por emri i tij nuk gjendet akoma as në pozicionet e larta administrative të presidentit në ardhje të SHBA-së.

Grenelli ka qenë shumë aktiv në mbështetjen e tij për Serbinë e Vuçiqit dhe propozimin e tij për shkëmbim të territoreve si zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, planprishës i së cilës u bë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Haxhiu thirrje të gjithëve “së bashku t’i mbrojmë vajzat e gratë në vendin tonë”

Si pasojë, Grenelli nuk ka kursyer asnjë moment për katër vite radhazi për të hedhur baltë mbi Kurtin, këtë në përfitim të Serbisë.

Çuditërisht, së fundmi, gjatë një kërkimi me fjalë kyqe në llogarinë e tij në ‘X’, mund të vërehet se çdo postim që mbart si fjalë kyqe ‘Kurti’ apo ‘Kosovo’ është fshirë.

Bashkë me Grenellin, u zhduk dhe historiku i tij i baltës ndaj Kryeministrit të Kosovës.

Lexo më shumë  Apeli lë në paraburgim ushtarët malazezë që mbajtën në veturë targat “Kosova është Serbi”

YouTube player