KryesoreOpinion/Aktualitet

Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

Shkruan Agim Morina

Se Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë dhe se teksti asht shkru si një përfundim nga shtrembënimet që i janë ba deklaratës së zotit Konjufca duket qartë nga një vështrim i shpejtë i asaj çfarë ka deklaru zoti Konjufca në RTK dhe çfarë ka shkru Grenelli.

Zoti Glauk Konjufca në debatin televiziv në RTK pohon se administratat e presidentëve Obama dhe Bideni e vunë Kosovën në “një situatë të disfavorshme” në raport me Serbinë. Dhe si argument të parë dhe kryesor të kësaj “situate të disafavorshme” aj e përmend formimin e Gjykatës Speciale në Hagë kundër udhëheqësve të UÇK-së:

Lexo më shumë  Takoi kryediplomatin norvegjez, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

«Administrata Biden dhe Obama, në relacion me Kosovën (…) prej vitit 2011 e kanë pasë një qasje ndaj Kosovës, e cila, me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosë në një situatë të disfarvorshme ndaj Serbisë. Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë. NË KËTË KOHË NA KANË NDODHUR DISA ÇËSHTJE TË CILAT I KA SHTY SERBIA, TË CILAT SHUMË E KANË DËMTU REPUTACIONIN E KOSOVËS, SHTETËSINË E KOSOVËS. P.SH. GJYKATA SPECIALE. Unë nuk mendoj që Gjykata Speciale do të ishte bërë nëse vetëm Bashkimi Europian do të kishte qenë në anën e Gjykatës Speciale. Këtë po ta garantoj. Nuk do të ishte bërë.»

(RTK, Debat në studio – Zgjedhjet 2025 19.01.2025)

Dihet se edhe vetë zoti Grenelli ka qenë kundër Gjykatës Speciale dhe angazhohet për shpërbamjen e kësaj gjykate, kështu që, në këtë pikë, qëndrimi i zotit Konjufca dhe i zotit Grenelli përputhen plotësisht. Por, këtë pjesë të informatës skenderucët në Prishtinë nuk ia kanë ba me dije Grenellit. Ata i kanë thanë Grenellit se kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëdosje! po “ankohet”. Natyrisht, zoti Konjufca nuk u anku. Pohoi një fakt me të cilin pajtohet edhe zoti Grenelli.

YouTube player