Grenelli akuzon Gjermaninë: Berlini ka dështuar t’i përqafojë qasjet e Thaçit dhe Vuçiçit
Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundër të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai pretendon se Berlini nuk i ka përqafuar qasjet dhe pajtimet mes Vuçiçit dhe Thaçit për dialogun.
“Albin Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi e ka shtyrë. Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar t’i përqafojë zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiqi ishin pajtuar t’i shtynin përpara. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë pajtohen… por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenelli në Tëitter të martën në mëngjes.
Deklarata e Grenellit u bë pas vizitës së Sekretares Parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Siemtie Moeller, në Kosovë. Ajo u takua me liderët e shtetit.
Grenelli tashmë njihet për deklarata kundër Kurtit. Ai ishte pjesë e dialogut Kosovë-Serbi në kohën kur në SHBA ishte president Donald Trumpi.