KryesoreOpinion/Aktualitet

Grenell, Vuçiq e opozitë e Kosovës, po e përmbyllin këtë fushatë me një sllogan: “Mos e besoni Albinin, por Grenellin, Vuçiqin e Opozitën”

Ish-emisari për dialogun i SHBA-së, Richard Grenell, tani emisar për “Misione të Posaçme”, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit.

Kësaj here ai qepon* edhe nëpërmjet “bizneseve” amerikane që investojnë në Shqipëri. A mos ndoshta nënkupton Sazanin? A mos ndoshta edhe Kosova duhet të japë “ishull”, jo SHBA-së por Serbisë ? Këto pyetje vijnë natyrshëm për paradoksin e madh.

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit.  Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”, ka shkruar Grenell.

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 1,000 fletëvotime të cilat fillimisht ishin shpallur të pavlefshme nga votat me postë, janë rivlerësuar dhe tani konsiderohen të vlefshme

Ai tutje e ka akuzuar Kurtin për mashtrim lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në.

Ajo çka bie në sy është se slloganin ose e ka vjedhur nga opozita në Kosovë, ose nga Viçiqi, duke u thënë qytetarëve të Kosovës: “Mos u mashtroni prej Kurtit”

Pra Grenell, Vuçiq e opozitë e Kosovës të mirëbashkërenduar po e përmbyllin këtë fushatë skandaloze, me një sllogan “Mos e besoni Albinin, por Grenellin, Vuçiqin e Opozitën”.

Bashkësia Ndërkombëtare- pra sipas Grenellit qënka koncept unitar. ShBA, shtetet anëtare të BE-së, Britania e Madhe, bota e CommonWealthit, Kanadaja dhe krejt bota demokratike.

Nëse është kështu administrata Trump nuk kishte pse vendoste tarifa shtesë Kanadasë, kurse e kërcënon me të njëjtat BE-në. Sepse nuk ka kuptim që Bashkësia Ndërkombëtare të jetë një dhe e vetme.

Qenkan të gjithë kundër? Kundër kujt? Kundër një njeriu?

Lexo më shumë  Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës është ‘në vdekje klinike’, Rama e mban peng vetëm për hallin e tij

Ta zëmë se Albin Kurti nuk ekzsiton në këtë ekuacion! Çka bëhet më e lehtë, për Bashkësinë Ndërkombëtare (dhe Kosovën)? Thjesht “investime”?! Ku? Në “Sazanin” e Kosovës? Në Trepçë, Ujman e Brezovicë, në krejt veriun e Kosovës?

Pra biznesi bëhet më i lehtë për asetet dhe territoret e Kosovës.

Kjo na qënka arsye për të bërë ndërhyrje flagrante emisari i dekoruar nga Vuçiqi, Richard Grenell?! Për këtë gjë doli në fotografi Ramush Haradinaj? Të kopjojë Avdulla Hotin?

Mesa duket historia përsëritet, kësaj here si farsë e madhe. Mbi të njëjtat skandale nuk ecet vetëdijshëm dy herë.

Albin Kurti ka kundër pazarin mbi Kosovën, por ka pro popullin për Kosovën, bazuar në çka u tha më sipër, por edhe nga sondazhet e publikuara, e sidomos nga ato të papublikuara ende.

Rruga Press

YouTube player