Bota

Grenell mund të ketë shkelur ligjin me vizitën në Kosovë

Ish-presidenti, Donald Trump, njoftoi të enjten se ai ka “ambasadorin e tij të dërguar” personal që drejton politikën e jashtme dhe se ai është ish-Drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell.

Në një deklaratë të enjten, Trump tha se e dërgoi Grenellin në kufirin Kosovë-Serbi këtë javë për t’u takuar me liderët dhe për t’u angazhuar në bisedimet e paqes, por nuk është plotësisht e qartë.

Ajo që është e qartë, është Akti Logan, i cili ndalon shtetasit amerikanë të paautorizuar nga SHBA të përpiqen të intervenojnë ose të negociojnë me qeveri të huaja që kanë mosmarrëveshje ose polemika me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Queerty.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Pas takimit me zyrtarët qeveritarë, Grenelli mbajti një konferencë të improvizuar për shtyp në pikën kufitare Merdare midis Kosovës dhe Serbisë, ku u tha gazetarëve se erdhi në rajon si “qytetar privat” sepse ishte “i frustruar” me mënyrën se si po trajtonte administrata Biden Marrëveshja e normalizimit ekonomik Serbi-Kosovë.

“Shumë nga administrata Trump dhe shumë amerikanë janë të frustruar sepse ne pamë një marrëveshje historike, ekonomike, për të cilën u pajtuam për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë dhe që nuk po respektohet”, ka thënë ai.

Megjithatë, pretendimi se ai ishte aty si “qytetar civil” nuk përputhet totalisht me një postim të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, që shpërndau pas takimit të tyre dhe ku tha se ishte “kënaqësi” të ulen me Grenellin në zyrën e tij dhe të bisedonin rreth “forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së”.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Kjo ngjalli reagime të tjera në Twitter ku u tha se Grenelli duhej të arrestohej për thyerje të Aktit Logan dhe në një reagim thuhet se “Trumpi po udhëheq qeverinë e tij hije”.

Grenelli nga ana tjetër i ka quajtur akuzat për shkeljen e Aktit si “të pakuptimta” dhe ka akuzuar kritikët si “ngacmues”./koha.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *