Opinion/Aktualitet

Grenell me dekoratë nga Serbia – dhe tani “brengoset” për Kosovën? Por kush i beson më atij në Kosovë?

Shkruan Gëzim Mekuli

Richard Grenell, njeriu që sapo u dekorua nga Serbia me “Urdhrin e Flamurit Serb” të shkallës më të lartë, sot del dhe sulmon Kryeministrin Albin Kurti, sepse Albini nuk po e lejon Serbinë të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë. Po, po e lexuat mirë!

Ky ish-emisar i dështuar, që më shumë i ka shërbyer interesave të Vuçiqit sesa të paqes në rajon, sot qan me lot krokodilli për Kosovën.

𝗣𝗼𝗿 𝗸𝘂𝘀𝗵 𝗶 𝗯𝗲𝘀𝗼𝗻 𝗺𝗲̈ 𝗚𝗿𝗲𝗻𝗲𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈?
Një njeri që shëtitet si vegël e interesave serbe, që ndërhyn në fushatën parazgjedhore të Kosovës me deklarata qesharake për të ndihmuar opozitën e korruptuar dhe strategjinë gjeopolitike të Beogradit, ncuk, nuk ka asnjë kredibilitet.

Lexo më shumë  Grenell, Vuçiq e opozitë e Kosovës, po e përmbyllin këtë fushatë me një sllogan: “Mos e besoni Albinin, por Grenellin, Vuçiqin e Opozitën”

𝑻𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

Është ironike dhe e turpshme që dikush që sapo ka marrë një dekoratë zyrtare nga Serbia e moçme ka guximin të flasë për Kosovën.

Ncuk! Grenelli nuk po flet për të mbrojtur Kosovën, ky po flet për të mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë.

Lojërat e këtij biznismeni janë të qarta. Sulmet e tij ndaj qeverisë legjitime të Kosovës nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje e dëshpëruar për të forcuar dorën e Beogradit dhe për të ndihmuar ata që e kanë vjedhur dhe shitur Kosovën për dekada.

Lexo më shumë  Apel për gazetarët dhe analistët e Kosovës: Ky është një moment historik për Kosovën, mos u bëni ju ata që do ta shkatërrojnë

Ncuk! Populli nuk i beson këto përralla. Grenelli dhe padronët e tij në Kosovë (të maskuar në gazetarë, analistë dhe opozitë) mund të vazhdojnë të luajnë teatër, por Kosova nuk është më lodër e askujt!

Gishtin kokës dhe mendoni; nuk është koha e unmikistanit, atëherë kur vetëm me një fjali, diku nga një koridor i kancelarive të Bruxelit, e shashtrisnin Kosovën dhe Kryeminstrat e shkretë të Kosovës.

Është e të gjithëve që jetojnë në të, pa dallim kulture, religjioni, etnie a statusi social. Pikë!

Rruga Press

YouTube player