Shëndetësi

Gratë shtatzëna hezitojnë të vaksinohen, mjekët këshillojnë të kundërtën

Gratë shtatzëna bëjnë pjesë në atë grup qytetarësh që refuzojnë të bëjnë vaksinën. Frika se mos u ndodh diçka atyre dhe foshnjës, i ka frenuar ato të marrin dozat e rekomanduara.

“Gratë shtatzëna në përgjithësi janë të frikësuara prej COVID-19, nuk pranojnë të bëjnë vaksinën gjë që mendoj nuk ka bazë shkencore, bërja e vaksinimit mbron gruan shtatzënë dhe beben”, tha Afërdita Manaj, shefe shërbimi obstetrike.

Studimet e kryera në Izrael dhe në Kolegjin Britanik, kanë dalë në përfundimin, se bërja e vaksinës nuk shkakton asnjë lloj komplikacioni. Madje dy janë vaksinat që rekomandohen, Pfizer dhe Moderna.

Megjithatë doktoresha tregon se madje ka pasur dhe raste kur pacientet e tyre u kanë kërkuar të falsifikojnë rekomandimet.

“Shumica e grave kërkojnë që të mos e bëjnë a me justifikon, jo i them nuk e bëj, pse kur ty një vaksinimi të mbron pse të them mos e bëj. Ka raste fatale të ato gra që se kanë bërë. Ka pasur dhe vajza të reja pa sëmundje të mbivendosura kanë qenë të pavaksinuara”, u shpreh Afërdita Manaj,

Mjekët tregojnë se antitrupat e marrë nga vaksina, i kalojnë dhe bebit, duke qenë më pak të predispozuar për t’u prekur nga COVID-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *