KryesoreLajme

Gratë e Maznikut dhe Fugës i bëjnë zbor “Taks Forcës”, zaptojnë Pazarin e Ri sa largohen inspektorët

Me urdhër të Edi Ramës, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm.

“S’ka më tokë e xanun. Hiqini vetë ato trarë, mblidhni plaçkat dhe lironi hapësirat e përbashkëta midis pallateve. Do ndërhyjmë me gjoba dhe ndjekje penale,” – paralajmëroi Rama në një video live.

Padyshim që kjo është një nismë e mirë, dhe nëse vërtetë do të kishte qëllim lirimin e hapësirave të zaptuara padrejtësisht duheshe mbështetur. Por duket se nisma ka nisur të dështojë që pa u futur tamam në shina.

Në një denoncim të mbërritur për “JOQ“, tregohet me fakte se si një grup i “Taks Forcës” së Tiranës mësyu ditën e djeshme rreth orës 10:00 në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Qëllimi për lirimin e hapësirave të zaptuara duket se dështoi!

Menjëherë pasi punonjësit e “Taks Forcës” u larguan, te ky lokal që ndodhet në hyrje të pazarit, punonjësit filluan të mbërthejnë përsëri tendat dhe të nxjerrin jashtë tavolinat, duke u bërë sërish zaptues të hapësirës publike.

Sipas raportimeve për “JOQ“, lokali në fjalë është në denoncuar shpesh se ka lidhje me bashkëshorten e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Mirela Lika.

Sot, e Diel data 06.07.2025 rreth ores 10 nje turmë miks ‘Taks Force’ kaluan ne menyre denostrative tek ambjentet e Pazarit te Ri, Tirane gjoja per “zaptimin e hapesirave publike”. 5 minuta sapo ky taborr administativo-patronazhist u largua, tek lokali qe publikisht eshte denoncuar si i gruas se ministrit Mazniku, puntoret filluan te zaptojne rrugen perpara ketij lokali sic deshmohet ne fotot qe po ju dërgoj,” shkruan një qytetar.

Lexo më shumë  Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Me sa duket, ndëshkimi selektiv ka filluar edhe në këtë nismë që pritej t’u jepte pak hapësirë qytetarëve të thjeshtë, të cilët vuajnë mungesën e trotuareve dhe parkimeve, që shpesh bllokohen nga biznese ose persona të paautorizuar.

Kjo ngjarje ngre pikëpyetje mbi zbatimin e drejtë të kësaj nisme të re kombëtare. A është vërtetë qëllimi i nismës lirimi i hapësirave publike, apo thjeshtë ndëshkimi me gjoba i disa prej zaptuesve të vegjël dhe që nuk kanë lidhje me pushtetin?

RESTORANTI “THE HOME” I FAMILJARËVE TË MAZNIKUT DHE FUGËS

Në media, i cili është nën hetim edhe nga SPAK, është denoncuar restoranti “The Home”, i ndodhur në një vilë të rinovuar dykatëshe në zemër të Pazarit të Ri në Tiranë.

Restoranti është në pronësinë familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës; i pari ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore dhe i dyti këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim. Në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, kompania është regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50%.

Mazniku është nën hetim nga SPAK lidhur me shpenzimet e bashkisë së Tiranës tek restorantin në fjalë dhe lidhjet e këtij investimi me një tender të kompanisë publike, Tirana DC, e cila ngrenë pikëpyetje për konflikt interesi.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

Natën e ndërrimit të viteve më 31 dhjetor 2023, një grup zyrtarësh u mblodhën për të trokitur gotat tek “The Home”. Darka përbëhej nga 55 persona dhe u pagua nga Bashkia e Tiranës me një faturë prej 236 mijë lekësh në total. Kjo përbën një konflikt të hapur interesi, pasi shpenzimi i parave publike në restorantin e bashkëshortes ka ndodhur gjatë kohës që Mazniku ishte nënkryetar bashkie

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se një tjetër kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022. Edhe pse këto kontrata nuk janë të paligjshme, ato ngrejnë dyshime për një konflikt interesi në dukje për ish-nënkryetarin e bashkisë dhe ministrit aktual të shtetit për Qeverisjen Vendore.

Tirana DC është një shoqëri aksionere në pronësi të Bashkisë së Tiranës, e cila u drejtua fillimisht nga Redi Molla dhe më pas nga Mariglen Qato, dy drejtorët e arrestuar me akuzën e përfitimit të miliona lekëve para publike përmes kompanisë “5D Konstruksion”, që sipas Prokurorisë së Posaçme, kontrollohej prej tyre. Molla dhe Qato i mohojnë akuzat. Mazniku ka mbajtur gjithashtu një pozicion të rëndësishëm në kompaninë Tirana DC si kryetar i Këshillit të Administrimit.

Arbjan Mazniku ka dëshmuar më 22 Korrik për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dihet nëse është pyetur për çështjen në fjalë apo jo.

YouTube player