Sport

Granit Xhaka mes Arsenalit dhe Romës, çfarë mungon për të mbyllur marrëveshjen?

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka lënë të kuptohet se dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon te Roma, por Giallorossët nuk kanë arritur akoma marrëveshje me Arsenalin.

Gjigantët e Serie A kanë qenë në bisedime të avancuara me Topçinjtë për disa javë tani, por të dyja palët nuk kanë arritur një marrëveshje mbi çmimin e lojtarit.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, Roma ka ofruar 15 milionë euro në ofertë, por Arsenali dëshiron të paktën 20 milionë.

La Gazzetta dello Sport shkon edhe më tutje duke thënë se çmimi i kërkuar i Topçinjve për mesfushorin shqiptar është saktësisht 23 milionë euro.

Roma tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kapitenin e Zvicrës, i cili pritet të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare, 2.5 milionë euro në vit dhe ka njoftuar Topçinjtë se dëshiron të transferohet në Romë.

Ai gjithashtu ka lënë shumë sugjerime në mediat sociale, duke pëlqyer pothuajse çdo postim të trajnerit Jose Mourinho në Instagram këtë verë.

Nuk është sekret që Xhaka dëshiron të bashkohet me Romën, por Giallorossët mund të ketë nevojë për më shumë se disa pëlqime në mediat sociale për të bindur Topçinjtë.

https://twitter.com/MourinhoNews77/status/1419411458186747907?s=20

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *