Bota

Granatime në Mariupol, dhjetëra të lënduar

Luftime të ashpra po zhvillohen rreth qytetit ukrainas Mariupol, ndërsa forcat ruse dhe separatistët pro-rusë kanë rrethuar qytetin nga tri anët, raporton CNN.

Mariupol gjendet në jug të Ukrainës. Banorët e Mariupolit gjatë natës janë përballur me granatime të rënda.

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë të mërkurën se numri i civilëve të lënduar po rritet çdo ditë.

Lexo më shumë  NATO dhe Danimarka dakordësohen për të rritur sigurinë në Arktik, Frederiksen udhëton sot në Groenlandë

“Sot ka 128 persona që gjenden në spitale. Mjekët tanë nuk po shkojnë më as në shtëpi. Po luftojnë për jetët e banorëve të Mariupolit”, ka thënë Boychenko.

Forcat ruse po shpresojnë të marrin nën kontroll Mariupolin duke siguruar një korridor tokësor që do të lidhte gadishullin e Krimesë me pjesën jugore të Rusisë.

Rusia ilegalisht aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Lexo më shumë  Si u bënë njerëzit e partisë së Vuçiqit miliarderë që ngasin makina McLaren, blejnë vila dhe jahtet e të cilëve digjen si fishekzjarre në Mal të Zi?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *