KryesoreLajme

Grafit i ri antishqiptar në Bujanoc, Kamberi: Kërcënimet ndaj shqiptarëve kanë marr hov

Grafite ku bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve janë parë shumë shpesh ditëve të fundit në Bujanoc.

E gjithë kjo situatë u krijua pas protestës së 12 gushtit, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Së fundmi një grafit i tillë është shfaqur edhe sot ku shkruan “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvedin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov.

“Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc. Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

Lexo më shumë  BE-ja përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: Kosovës i hapet rruga që të përfitojë 882 milionë euro

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kanë marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka shkruar Kamberi.

YouTube player