Lajme

Grabitja e filialit të bankës në Koplik, zbulohet shuma e parave që morën autorët

10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë (të reja) kanë grabitur dje autorët e armatosur në një bankë në Koplik. Abc mëson se shumat e parave janë grabitur nga sportelet e bankës.

Kanë qenë tre persona që kanë hyrë të maskuar për të grabitur paratë e filialit të bankës. Ata kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët.

Lexo më shumë  Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Pak minuta më pas në dalje të qytetit, rrugës për në Bajzës i vunë zjarrin makinës në mes të rrugës. Më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën Benzin dhe mësohet se u larguan në drejtim të Hanit të Hotit.

Efektivët e policisë dhe efektivë të FNSH-së së Shkodrës janë vënë në ndjekje të tyre dhe ende nuk i kanë kapur.

Lexo më shumë  Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit: Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka nj dije

Gjithashtu me ndihmën e një helikopteri u bënë edhe kontrolle nga ajri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *