Lajme

Grabitet Posta Shqiptare në Babrru, ‘maskat’ marrin 2 mln lekë e ikin me biçikletë

TIRANË– Dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë grabitur filialin e “Postës Shqiptare” në Babrru. Mësohet se dy grabitësit kanë arritur të shpërthejnë derën të futen në zyrat e “Postës Shqiptare” dhe të marrin dy milionë lekë të vjetra. Më pas ata janë larguar me biçikleta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes bashkë me grupin hetimor pas njoftimit nga punonjësit e postës dhe kanë nisur hetimet. Janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku dallohet qartë grabitja nga dy personat. Por, gjithsesi, maskimi me kapuçët e xhupave e bën të vështirë identifikimin e tyre.

Lexo më shumë  Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes kroate
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *