Grabitet me armë kongresmenia demokrate, autorët i morën celularin dhe ID e qeverisë
FILADELFIA – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Filadelfias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kongresmene amerikane ka rënë pre e një grabitjeje, ndërsa mësohet se asaj i është rrëmbyer makina dhe sendet e saj nën kërcënimin e armës.
Telefoni dhe ID e qeverisë së kongresmenes Mary Gay Scanlon ishin ndër sendet që morën dy grabitësit, por demokratja fatmirësisht nuk u lëndua, ndërkohë edhe FBI po ndihmon në kërkimin e autorëve të sulmit.
Në një deklaratë, kryetari i bashkisë së qytetit Jim Kenney, një demokrat, e quajti grabitjen, e cila ndodhi në orën 14:45 me orën lokale të mërkurën, “të tmerrshme”.
“Dy sulmuesit meshkuj i zunë pritë Scanlon pasi vizitoi FDR Park në Filadelfian jugore, pjesë e distriktit të saj të kongresit, dhe po ecte e vetme me Acura MDX e saj të 2017. Ajo kishte qenë atje për një takim pune. Një SUV me ngjyrë të errët u afrua dhe dy meshkuj të armatosur dolën prej saj dhe i kërkuan kongresmenes çelësat dhe gjërat e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë lokale.
Rruga Press

