Bota

A po “zbulon” Google bazat sekrete ruse?

Google Maps dhe Google Earth janë disa nga instrumentet më të përdorura në botë, për të njohur drejtimin gjatë një udhëtimi, por edhe për të “udhëtuar” me fantazinë në çdo cep të botës, ku falë rezolucionit të pamjeve satelitore duket pothuajse sikur prek destinacione nga më të ndryshmet, nga shkretëtirat e Saharës tek akullnajat e Arktikut, di dhe ishujt tropikalë.     

Por jo çdo territor është në dispozicion të përdoruesve, edhe në versionin “pro” të këtyre programeve. Me kërkesë specifike të disa vendeve, disa zonave ushtarake ose pjesë territori i janë vënë filtra specifike që “turbullojnë” pamjen e kërkuar, duke shmangur çdo detaj.

Pamje të aeroplanmbajtëses së vetme ruse, Kuznetsov, ende në riparim

Ka ndodhur me zonat ushtarake amerikane, për shkak të një ligji që kompania Google ka pranuar që në fillim, por edhe territore në Izrael dhe në Palestinë, dhe të tjera.   

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Por ditët e fundit, në mes të një konflikti të përgjakshëm në Ukrainë, Google akuzohet ekzaktësisht për të kundërtën. Sipas shumë dashamirësve që kalojnë orë të tëra duke studiuar pamjet satelitore të shpërndara falas, gjatë ditëve të fundit shumë nga pamjet më parë të turbullta në territorin rus janë qartësuar, dhe mund të shihen tashmë në detaj. Mes tyre, edhe pamjet e bazave ushtarake, disa prej tyre sekrete, ku mund të shihen qartësisht anijet, dhe mjetet e tjera ushtarake.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Por gjiganti i teknologjisë ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se bazat ushtarake ruse kanë qenë publike prej vitesh. Një kontroll i shpejtë i funksionit të ballafaqimit historik të pamjeve ndër vite tregon pikërisht këtë të vërtetë. Të paktën për sitet që njihen zyrtarisht, nga momenti që territori rus është tejet i vështirë për t’u monitoruar i tëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *