Google përcjell çdo lëvizje tuaj? Kontrolloni nëse e keni të kyçur këtë opsion
Mbledhja e të dhënave rreth lëvizjes tuaj përmes pajisjeve mobile mund të jenë praktike dhe shumë të dobishme. Por, çka nëse nuk e dëshironi një gjë të tillë?
Historia e lokacionit (Location History) është opsioni që përcjell, regjistron dhe mban në mend lokacionet që i vizitoni derisa përdorni ndonjë pajisje mobile.
Për të qenë e mundur kjo, duhet të jeni i kyçur në profilin tuaj në Goole dhe të keni të kyçur opsionin Location History, e pajisja juaj gjithashtu duhet ta ketë të kyçur edhe opsionin Location Report. E si të ndalni një gjë të tillë?
Në llogarinë tuaj në Google gjeni kategorinë Location History.
Zgjidhni nëse llogaria e juaj apo pajisja mobile do t’ju dërgojë të dhëna për historinë e lokacioneve në Google.
Nëse dëshironi ta fikni llogarinë tuaj në përgjithësi në të gjitha pajisjet, fikeni para se gjithash opsionin Location History.
Hapeni aplikacionin Google Maps në pajisjen tuaj me sistemin operativ Android apo iOS.
Klikoni në fotografinë e profilit në pjesën e sipërme në anën e djathtë të monitorit apo ekranit.
Gjithashtu zgjidhni See & Delete activity.
Klikoni në butonin e pjesës së sipërme të ekranit dhe zgjidhni Settings. Delete all location history.
E nëse dëshironi që Google Maps të mos ju përcjell fare, ja çfarë duhet të bëni.
Klikoni në fotografinë e profilit tuaj.
Zgjidhni Your data in Maps.
Fikeni opsionin Location history.
Konfirmoni si dëshironi të pauzoni mbledhjen e të dhënave për historinë e lokacioneve.
Rruga Press