Bota

Google do përpiqet për t’i bërë aplikacionet Android më private

Plani i Google për të kufizuar gjurmimin e të dhënave në shfletuesin e tij Chrome është zgjeruar për të mbuluar aplikacionet në telefonat inteligjentë të bazuar në Android. Projekti i tij i ashtuquajtur Privacy Sandbox synon të frenojë sasinë e të dhënave të përdoruesit që reklamuesit mund të mbledhin. Rivali Apple tani detyron zhvilluesit e aplikacioneve të kërkojnë leje nga përdoruesit përpara se t’i gjurmojnë.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Lajmi do të jetë një goditje për kompanitë si Meta, të cilat mbështeten në vendosjen e kodit të tyre në aplikacione për të gjurmuar sjelljen e konsumatorëve  raporton gazetarja Jane Wakefield  e “BBC-së”. Kompania Meta tha këtë muaj se ndryshimet e Apple do t’i kushtonin 10 miliardë dollarë këtë vit. Sistemi operativ Android i Google përdoret nga rreth 85% e pronarëve të smartfonëve në mbarë botën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *