Bota

Google bën ndryshimin e rëndësishëm në motorat e kërkimit

Tani e tutje, Google do t’u tregojë përdoruesve të saj më shumë informacione se pse gjeti rezultatet e treguara, njoftoi kompania të enjten.

Siç është deklaruar, njerëzit që këkojnë në Google një temë të caktuar që i intereson ata tani do të mund të klikojnë në detaje, të tilla si mënyra se si rezultati i kërkimit përputhet me termat e caktuar që ata kanë shtypur në mënyrë që të vendosin nëse informacioni është i rëndësishëm.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Google ka bërë ndryshime për t’u siguruar përdoruesve më shumë kontekst në lidhje me rezultatet e siguruara nga motori i tij i kërkimit, raporton Forbes.

Në fillim të këtij viti, kompania prezantoi panele për të informuar përdoruesit në lidhje me burimet e informacionit që ata shohin.

Gjithashtu ka filluar të paralajmërojë përdoruesit kur një temë po zhvillohet me shpejtësi dhe rezultatet e kërkimit mund të mos jenë të besueshme.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *