Lajme

Gonxhja “çel” sërish, 7 milionë USD për targat e reja!

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka “çelur” sërish. Dikur, ka qenë për një kohë të gjatë “hija” e Edi Ramës dhe më vonë e Lali Erit. Por, tashmë e kanë shpërblyer me një drejtori ku tenderohen miliona euro çdo muaj.

Aktualisht, pas përfundimit të koncesionit për kolaudimin, DPSHTRR-ja është shndërruar në një minierë ari, pasi tarifa e këtij shërbimi po shkon sërish në xhepat e privatëve. Jo në formë koncesioni, por në formë tenderash, për godina apo shërbime.

Megjithatë, kompania me “vetë financim” po ia vjel frytet këtij shërbimi, pasi arkat e saj janë mbushur. Aktualisht ka filluar zbrazja, ku Gonxhja ka ndërmarrë disa masa për t’ia dhënë privatit. Madje, duke gjetur mënyra si e si të ndryshojë targat, nga ato që ndryshojnë sa herë që ndryshon qeveria apo sa herë që ndryshon drejtori i DPSHTRR-së.

Faksimile: Blendi Gonxhe ka kërkuar që të hapet tenderi për blerjen e targave dhe shiritave

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka planifikuar në muajin mars 2020 të hapë një super tender.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit “blerje targa prokat dhe shirita”, teksa DPSHTRR-ja ka akorduar një fond limit prej 673.049.290 lekë.

Sipas procedurës, bëhet fjalë për një tender për targa të reja, ndërsa drejtori Gonxhja e paralajmëroi para pak javësh se të gjithë ata që kanë dëshirë mund të stampojnë emrin e tyre si targë në makinë.

Transporti Rrugor ka bërë disa ndryshime për “qejflinjtë” e targave, por nisur edhe nga fondi ngrihen dyshime se mund të ndryshohen edhe ato me inicialet e qytetit.

Kohët e fundit, Blendi Gonxhe ka bërë një fushatë ku ka “denoncuar” disa targa, përshembull me TR 1234 A, të cilat janë vendosur në automjete të kohëve të fundit.

Por, përdorimi i këtyre targave ka qenë vite më parë dhe ka dyshime se këto targa janë falsifikuar. Ose janë vendosur fiktivisht në këto automjete. Por, duke “denoncuar” këtë fenomen, Gonxhja i partisë i ka hapur rrugën bërjes së një super tenderi, duke u justifikuar se në këtë mënyrë po lufton korrupsionin.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Në deklaratën e tij të fundit publike, ai tha se do të ketë targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet, mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje. Për herë të parë do të ketë edhe targë me dimensione më të vogla, për automjetet që kanë kufizim hapësire. Do të ketë edhe format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm. Ndërkohë, targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *